Sot për herë të 11-të – A do të arrijë Kuvendi ta zgjedhë kryetarin?

Publikuar më:

Më 9 shkurt, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese, por pa shumicë të mjaftueshme për të formuar institucionet e reja. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë nga seanca e parë, Kuvendi ende nuk është konstituuar, ndërsa sot pritet tentativa e nëntë për ta bërë këtë.

Kuvendi i Kosovës, dje ka lëshuar njoftim për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet sot nga ora 10:00.

Pas miratimit të raportit të komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, procesi i konstituimit ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Vetëvendosje ka propozuar disa herë Albulena Haxhiun për këtë post, mirëpo ajo s’ka arritur t’i marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Deri më tani, numri më i lartë i votave për Haxhiun ka qenë 57.

Gjatë tërë kësaj kohe, partitë opozitare kanë kërkuar nga VV ta ndërrojë kandidaten, duke thënë se Haxhiu është figurë përçarëse. Përderisa PDK dhe AAK janë shprehur hapur kundër kandidaturës së saj, LDK-ja ka bërë të ditur se nuk do ta përkrahë asnjë kandidat të VV-së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.