Sot në mesnatë ndryshon ora, mësoni a do të fleni më pak a më shumë

Publikuar më:

Natën nga e shtuna në të diele, më saktë më 26 mars në orën dy pas mesnate, mbaron ora dimërore dhe fillon koha e verës dhe akrepat duhet lëvizur një orë para.

Ideja kryesore e ndryshimit të orës është përdorimi më i mirë i dritës natyrale të ditës. Lëvizja e orës një orë përpara në pranverë do të thotë që do të kemi më shumë dritë të ditës gjatë mbrëmjeve të verës.

Ora verore fillon të dielën e fundit të marsit dhe përfundon të dielën e fundit të tetorit. Sonte akrepat e orës do të lëvizin nga ora dy në tre.

Në Evropën Perëndimore, “lëvizja e orës” u krijua në fillim të viteve 1970, me shpjegimin se “zgjat” ditën, kursen energjinë, rrit produktivitetin, përmirëson përshtatjen e njerëzve dhe e bën ditën e punës më efikase.

Megjithatë, në kundërshtim me besimet e mëparshme, argumentet kundër një praktike të tillë citohen gjithnjë e më shumë, si për shembull fakti që ajo nuk rezulton në kursime të energjisë dhe prish modelet e vendosura të gjumit, të cilat, sipas shkencëtarëve, mund të kenë pasoja të rëndësishme.

Qyteti i parë që prezantoi praktikën e orës verore ishte Thunder Bay në Kanada në vitin 1908 për të ruajtur dritën e ditës në muajt e dimrit, ndërsa vendi i parë që prezantoi orën e verës ishte Gjermania më 1916.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.