Skandaloze: Xhafer Tahiri e “bleu” me 490 euro zyrtarin e AAK-së për ta përkrahur në balotazh

Publikuar më:

Një javë para përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve kandidati i AAK-së, Rrahim Ajeti ka dalë në përkrahje të kandidatit të LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri për dallim nga partia e tij.
Dega e AAK-së në anën tjetër ka arritur marrëveshje për koalcion me PDK-në në përkrahje të kandidatin të kësaj partie për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Jepi zë ka mësuar se arsyeja pse Ajeti doli kundër partisë së tij për ta përkrahur Tahirin ishtë një shumë simbolike që ky i fundit e kishte ndarë para një muaji për anëtarin e AAK-së.
Sipas një dokumenti të datës 4 tetor, Rrahim Ajetit nga fshati Stanoc i Poshtëm i janë lejuar nga komuna mjete financiare në vlerë prej 490 euro, për mirëmbajtjen e fshatit-rregullimin e hapësirave publike.
“Shuma e mjeteve të cekura në pikën paraprake të këtij vendimi duhet të paguhet nga Zyra e Kryetarit-fondi për transfere dhe subvencione”, thuhet në dokument.
Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.