Skandaloze: Një punonjës i Trepçës ka marrë pagë prej 7,468 euro për një muaj, rasti shkon në Krimet e Rënda

Publikuar më:

Një rast i keqpërdorimit të pozitës zyrtare ka dalë në dritë në Ndërmarrjen Trepça Sh.A., ku një punonjës ka marrë një pagë neto të ndarë në dy pjesë me vlerë totale prej 7,468.18 euro gjatë muajit shtator 2023.

Sipas njoftimit, ky veprim konsiderohet si vepër penale, konkretisht “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, e cila është e paraparë në nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KODIT NR. 06/L-074), shkruan Jepi zë.

Rasti tashmë është proceduar në Krimet e Rënda Ekonomike dhe është regjistruar më 26 shtator 2024, për të vazhduar me hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të çështjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.