Skandali me armën e vjedhur, këta janë dy zyrtarët policor që u suspenduan

Publikuar më:

Pas raportimit për vjedhjen e armës brenda Stacionit Policor në Mitrovicë, zinxhiri komandues ka ndërmarrë veprimet e para konkrete ndaj zyrtarëve përgjegjës për shkeljet e rënda të protokolleve të sigurisë.

Burime të besueshme brenda Policisë së Kosovës konfirmojnë për Sinjalin se është marrë masa e suspendimit për 72 orë ndaj dy zyrtarëve të përfshirë në rast

Suspendimi është vendosur për t’i hapur rrugë procedurës disiplinore, pas hetimeve të brendshme që po zhvillohen për shkelje të rëndë të procedurave standarde operative (PSO).

I dyshuari e shfrytëzoi mungesën e mbikëqyrjes dhe e mori armën, të cilën e fshehu në trup. Më pas u transferua në një stacion tjetër policor në Mitrovicë të Veriut, ku gjatë kontrollit u zbulua arma – shumë vonë dhe tepër rrezikshëm.

Ky suspendim është hapi i parë institucional ndaj një rasti që ka ekspozuar dështime të thella brenda sistemit të sigurisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.