Si nëpër filma: I burgosuri kosovar tenton të ikë nga gjykata, një polic lëndohet duke e ndjekur

Publikuar më:

Foto: ILUSTRIM

Një i burgosur dje ka tentuar të ikë nga seanca gjyqësore e cila po mbahej në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

Gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.

Lajmi është konfirmuar për Indeksonline edhe nga Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë seancës dëgjimore në gjykatë kundër tij, kishte tentuar që me forcë të largohej nga seanca. Gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është informuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj të dyshuarit, prokurori ka nxjerr vendim të hapet rast për pengim të personit zyrtar dhe tentim arratisje e personit të privuar nga liria.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.