Si mos më keq: 20 momentet kur gazetari i RTK-së tregoi servilitet të turpshëm ndaj Albin Kurtit

Publikuar më:

Gazetari i cili së fundmi u emërua U.D i kryeredaktorit në RTK, Blerim Haxhiaj, më shumë se gazetar, në intervistën e fundit, kishte rolin e zëdhënësit të Vetëvendosjes.

Në intervistën si mos më keq të Albin Kurtit në televizionin publik, vendin ku e ka emëruar ish-anëtarin e partisë si drejtor, Haxhiaj ka lënë për të dëshiruar.

Në intervistën që zgjati 50 minuta, Nacionale ka analizuar 20 momente, pyetje e konstatime nga Haxhiaj, të cilat më shumë se gazetar që paguhet nga taksat e qytetarëve në RTK, del simpatizant i partisë në pushtet.

Këto janë 20 momentet e turpshme dhe të sikletshme të kësaj interviste:

1.Qysh me fjalinë e parë, sapo të hapet intervista, Haxhiaj shpërfaq lumturinë për intervistën me Kurtin. “ Përshëndetje, mirë se takohemi në këtë speciale, që është speciale më e veçantë se specialet e tjera”, thotë ai.

2.E në pyetjen e parë, Haxhiaj ia kujton publikut atë që të gjithë e dinë, madje duke konstatuar: “Deputetët nuk po e votojnë kandidaten e partisë tuaj, që është partia fituese e zgjedhjeve, e para, zonjën Albulena Haxhiun”, shprehet ai.

3.Pas pyetjes së parë që ia drejtoi, Albin Kurti e pati ‘autostradë’ rrugën përpara. Foli për plot 6 minuta e 45 sekonda, pa asnjë ndërhyrje. Pa asnjë nënpyetje, pa iu kërkuar asnjë llogari, Kurti fajësonte të gjithë, por gazetari nuk ndërhynte. Me një letër në dorë, ku dukeshin disa shkronja të mëdha, Haxhiaj nuk ndërhyu për asnjë moment.

4.Kur tema doli te votimi i fshehtë, Haxhiaj nuk harroi t’ia mbante pak krahun, sërish VV-së, madje duke konstatuar. “Çështja ka mbetur te komisioni i fshehtë, një metodë demokratike që e parasheh edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo është e qartë”, tha ai.

5.Edhe në një moment tjetër, Haxhiaj sërish u kujdes të ‘laritej’ ndaj Kurtit. Ia përmend sërish se i fitoi zgjedhjet. “Duket një lloj sfidimi i partive të tjera, që nuk kanë arritur të fitojnë zgjedhjet, që duan të bëjnë përpjekje për të marrë pushtetin nëse iu vjen rendi”, tha Haxhiaj.

6.Narracioni i VV-së nga Haxhiaj, përdoret edhe për rastin e nënkryetarëve të Kuvendit. Deklaratat e zyrtarëve të Vetëvendosjes, se edhe ata mund të mos i votojnë nënkryetarët, përdoret nga Blerim Haxhihaj nën petkun e gazetarit. “Po, është e qartë, edhe ju mund të mos i votoni nënkryetarët e Kuvendit pastaj”, tha ai gjatë intervistës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.