Si do të mbahet mësimi të hënën? – MASHT merr vendim

Publikuar më:

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim që në komunat ku do të mbahet balotazhi, dhe në shkollat që do të jenë qendra të votimit, të hënën të mbahet mësim sipas skenarit C.

Sipas njoftimit, në shkollat që nuk janë qendra të votimit, mësimi do të zhvillohet normalisht.

Njoftimi i plotë:

MAShTI nxjerrë vendim për organizimin e procesit mësimor më 15 nëntor 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka nxjerrë vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 15 nëntor 2021, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datën 14 nëntor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 15 nëntor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake.

Gjithashtu, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 16 nëntor.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.