Shoferja e shkel ekzaminerin disa minuta pasi kaloi testin e vozitjes

Publikuar më:

Një ekzaminer ka mbetur i vdekur në vend pasi u shkel nga një grua 68 vjeçare që sapo kishte kaluar testin e vozitjes. Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 të premten në qytetin jugor të Polonisë, Rybnik.

Policia thotë se ekzamineri 35 vjeçar ishte duke e testuar gruan për patentë shofer.

Në kohën që ishte goditur, ekzamineri ishte duke testuar një tjetër kandidate.

Deklarata zyrtare nga policia thotë që burri vdiq nga lëndimet, dhe iu referua incidentit si një ngjarje tragjike. “Vetura e drejtuar nga një grua 68 vjeçare që sapo kaloi testin e vozitjes, e goditi ekzaminerin 35 vjeçar”, thuhet në deklaratë.

Fatkeqësisht, burri vdiq nga lëndimet”. Gruaja nuk mundi të jepte deklaratë në polici pasi ishte në gjendje shoku.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.