Shoferi kosovar shkakton aksident me fatalitet në Milot-Morinë – arrestohet

Publikuar më:

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktima, një burrë 57-vjeçar me inicialet P.B., banues në Mirditë, u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën.

Policia Rrugore ka bërë të ditur se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sipas burimeve zyrtare, siç njofton “EuronewsAlbania”, ngjarja ka ndodhur në territorin e bashkisë Mirditë, ku automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari ka përplasur për vdekje këmbësorin P.B., i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.