“Shkunden plakat” në Kosovë, bie borë në mes të prillit

Publikuar më:

Temperaturat kanë shënuar rënie në Kosovë, pas disa ditëve të nxehta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte njoftuar se të dielën do të mbajë mot me shi në vendin tonë dhe se parashihet të ketë edhe reshje bore në viset e larta malore.

“Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius”, thuhej në njoftim.

Nga disa fotografi shihet se bora ka mbuluar shtëpitë diku në Kosovë, si të ishte “pika e dimrit”.

Ditëve të ardhshme, në javën e dytë të prillit, po parashihen kushte të motit të qëndrueshëm, e të thatë.  Do të ketë më shumë kthjellime e diell.

Në pjesën e dytë të javës edhe vransira kalimtare, derisa edhe temperaturat do të shënojnë rritje edhe mbi 20C.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.