Sherr në një familje: 45-vjeçari e denoncon vëllain për dhunë dhe kërcënime

Publikuar më:

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Çdo ditë raportohen raste të ndryshme, ku përfshihen burra e gra, prindërit e fëmijët. Kështu ndodhi së fundmi në një familje në fshatin Papiq të Deçanit.

Policia intervenoi në një familje pas denoncimit për dhunë psikike dhe kërcënime nga një 54-vjeçar.

Sinjali mëson se bazuar në informacionet e para, i dyshuari u raportua nga vëllait i vet për dhunën psikike që ka ushtruar ndaj tij dhe për kanosjet e vazhdueshme.

Viktima ka deklaruar se në rastet e mëhershme, vëllai e ka kërcënuar me sëpatë dhe me armë – prandaj ka vendosur të kërkojë ndihmë në Polici.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.