Sherr mes motrave– E goditën njëra-tjetrën dhe përfunduan në Polici

Publikuar më:

Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të jenë një ndër problemet më shqetësuese në shoqërinë tonë, ku shpeshherë konfliktet mes anëtarëve të familjes përfundojnë me ndërhyrjen e policisë dhe me masa ndëshkuese.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Ferizajt, ku një përplasje fizike mes dy motrave ka rezultuar me ndalimin e tyre për 48 orë nga Prokuroria

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur më 30 maj 2025, rreth orës 16:30, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Ferizaj, ku pas një konflikti verbal, Kaltrina Ibrahimi, rreth 27-vjeçare dhe Yllka Ibrahimi, rreth 23-vjeçare – motra mes vete – kanë kaluar në përleshje fizike.

Burimet nga hetuesia konfirmojnë se përplasja nisi kur Kaltrina e ka goditur Yllkën me shuplakë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me të njëjtën mënyrë. Përplasja ka vazhduar me kapje flokësh, derisa është ndërhyrë prindi i tyre për t’i ndarë.

Rreth orës 23:00, rasti është raportuar në polici dhe njësitet relevante janë përgjigjur duke intervistuar të dyja të dyshuarat.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si “Sulmi – Dhunë në familje”, ndërsa me vendim të saj, të dy motrat janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Rasti është nën hetime dhe pritet të merret vendim për procedurat e mëtejme

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.