Shenoll Muharremi me kritikë të ashpër ndaj LVV-së: “A është kjo partia e shpresës që e kemi votuar?”

Publikuar më:

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së disa zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, sipas tij, po lëshohen në linçime dhe ofendime personale ndaj kritikëve.

Përmes një postimi publik, Muharremi ka adresuar një pyetje drejtuar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe zyrtarëve të tjerë të LVV-së, duke pyetur nëse kjo është Kosova që ata synojnë të ndërtojnë dhe nëse kjo është partia që dikur përfaqësonte shpresën.

 

Ai ka denoncuar gjuhën e përdorur nga zyrtarë të lartë të partisë, të cilët, sipas tij, në mungesë argumentesh, po etiketojnë njerëz si “tradhtarë” e “armiq”, duke krijuar një ambient frikësues për kritikën dhe mendimin ndryshe.

Muharremi ka sqaruar se nuk do të zbresë në nivelin e fyerjeve, por do të vazhdojë të kërkojë llogari për përdorimin e parasë publike dhe për vendimet që prekin qytetarët. Ai ka theksuar se komentet fyese për shkollimin e tij janë të pavend, duke rikujtuar se studimet i ka kryer me mbështetje të qeverive të SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe se ka mbi 25 vjet përvojë profesionale.

“Në politikë, llogaridhënia duhet të jetë normë, jo përjashtim,” ka deklaruar ai, duke shtuar se gjithmonë ka kërkuar llogari nga të gjitha qeveritë, përfshirë ato të mëhershme, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Sipas tij, kjo sjellje ndaj kritikës është një nga arsyet pse liria e shprehjes dhe e mediave po vlerësohet negativisht edhe në raportet ndërkombëtare. Ai e ka përmbyllur reagimin duke thënë se ky nuk është turpi i tij, por i atyre që përpiqen të heshtin mendimin ndryshe.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.