Shenoll Muharremi: Kosova importon më shumë energji sesa prodhon – humbje të mëdha ekonomike vetëm në prill

Publikuar më:

Analisti Shenoll Muharremi ka vënë në pah një situatë shqetësuese sa i përket sektorit energjetik në Kosovë gjatë muajit prill 2025, duke u mbështetur në të dhëna zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas tij, vendi ka importuar më shumë energji sesa ka prodhuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), çka ka rezultuar me pasoja të konsiderueshme financiare.

Më konkretisht, termocentralet në vend kanë prodhuar 321,834 MWh energji elektrike gjatë muajit prill, që është 211,832 MWh më pak sesa në prillin e vitit të kaluar. Kjo përbën një rënie prej rreth 40% në prodhim.

Në të njëjtën kohë, janë importuar 377,080 MWh energji, që përbën një rritje prej 170,114 MWh ose 82.19% më shumë se prillin e vitit 2024. Muharremi thekson se ky import masiv është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së gjenerimit nga kapacitetet vendore.

Bazuar në një çmim mesatar prej 150 eurosh për megavat orë, vetëm për muajin prill janë shpenzuar rreth 25.5 milionë euro më shumë krahasuar me një periudhë normale, ndërsa vlera totale e importit për prill llogaritet të ketë arritur në rreth 56.5 milionë euro.

Këto të dhëna, sipas Muharremit, duhet të alarmojnë institucionet përgjegjëse për domosdoshmërinë e rritjes së kapaciteteve të brendshme prodhuese dhe hartimin e një strategjie të qëndrueshme energjetike për të parandaluar humbjet e tilla në të ardhmen.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.