Shala: Do të ishte fundi politik i Albin Kurtit, nëse Hashim Thaçi lirohet i pafajshëm nga Haga

Publikuar më:

Analisti politik, Azdren Shala, ka folur për procesin gjyqësor që po vazhdon në Gjykatën Speciale të Hagës.

Sipas Shalës, qeveria aktuale që drejtohet nga Albin Kurti gëzohet nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënohen nga Gjykata e Hagës. Ai ka thënë se Kurti s’ka kurrfarë ndjeshmërie as për Rexhep Selimin nëse do të dënohet meqë sipas Shalës “s’i prishë punë elektoralisht”.

Analisti Shala tutje ka thënë se nëse Hashim Thaçi do të lirohej nga Gjykata Speciale i pafajshëm dhe del fitimtar nga një proces i tillë që sipas tij “është i padrejtë”, atëherë kjo do të shënonte edhe fundin politik të Albin Kurtit dhe do të ishte humbja më e madhe për Kurtin.

“Mania e Albinit për të qenë politikan që hi në analet e historisë, e con deri tek marrëzia që t’i gëzohet edhe dënimit eventual të krerëve tonë”, ka thënë Shala në T7.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.