Sërish dyshime për kurdisje të konkursit në Universitetin i Mitrovicës 

Publikuar më:

Universiteti i Mitrovicës tashmë është i njohur për kurdisje të konkurseve

Së fundmi ky institucion ka shpallur disa vende të lira të punës: Zyrtar i Lartë i Prokurimit, Zyrtar Ligjor dhe Zyrtar për Shërbime Studentore

Ndërsa numri i atyre që kanë aplikuar është i madh, por vetëm disa i kanë plotësuar kushtet sipas konkursit, shkruan Jepi zë.

Në adresë të “Jepi zë” kanë ardhur dyshime për kurdisje, madje për disa përmenden emrat e atyre që priten të pranohen.

Sërish emrat e atyre që pretendohen se do të pranohen lidhen me njerëz brenda Universitetit si ish rektor dhe perfaqësues studentor pastaj edhe këshilltar.

 

Nurtene Deva zyrtarisht mban postin e rekores së Universitetit të Mitrovicës, por vazhdimisht thuhet se ajo është nën ndikimin e ish-rektorit Alush Musaj, i cili dyshohet se ia ka siguruar këtë pozitë përmes Këshillit Drejtues, të cilin ai e kontrollonte.

Për të dëshmuar ndikimin e tij, si shembull përmendet konkursi i fundit, ku sipas burimeve të “Jepi Zë”, shoferi i punësuar nga Musaj pritet të avancohet në një pozitë të re. Megjithatë, sipas këtyre burimeve, nuk është e qartë nëse kandidati i përmendur i plotëson kushtet për zyrtar për prokurimi.

“Jepi Zë” do ta ndjekë këtë konkurs deri në fund për të parë nëse do të rezultojë i njëjtë me konkurset e mëparshme dhe nëse ndikimi i Alush Musajt mbi rektoren Deva është real.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.