Serbi pretendon që u ndalua nga policia në veri veç se kërkoi kupon fiskal

Publikuar më:

Miljan Bozhoviq pretendon se të premten është ndaluar nga Polica e Kosovës.

Sipas tij, ndalimi ka ndodhur pasi që kishte shkuar të mbushte veturën me karburant në një pompë të derivateve në Zubin Potok.

Ai pretendon se pasi punëtorët nuk kanë dashur të ia mbushin rezervuarin me karborant, vetë e ka bërë një gjë të tillë. Pasi këtij veprimi, Bozhoviq ka deklaruar se ka kërkuar nga punonjësit kuponin fiskal, dhe me vonë është ndaluar nga policia.

Tutje, ai ka thënë se deri vonë kjo pompë ka qenë pronë e tij.

“Ky është vendi im, shtëpia ime… Kompania ime është e regjistruar në Kosovë, një burrë më dëboi nga pompa e karburantit sepse nuk kam licencë dhe kupon fiskal dhe ia dha dikujt tjetër që tani nuk do ta bëjë. më lësho një faturë… Deri dje ishte ‘Min prom’, e tani është ‘Veda’”, thotë Bozhoviq në video.

Gjatë arrestimit, Bozhoviq ka thënë se ka qenë në shoqërinë e djalit të tij 14-vjeçar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.