Sabit Gecit i quan të poshtër pushtetarët në Skënderajt për lapidarin e daljes së UÇK-së në skenë

Publikuar më:

Komuna e Skenderajt pak ditë më parë vuri gurthemelin e ndërtimit të memorialit ‘Dalja e parë publike e UÇK’së’ në Llaushë të Skenderajt.

Memoriali nuk po ndërtohet tek varrezat e Llaushës aty ku kishe dalë publikisht për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por po ndërtohet në oborrin e shkollës në këtë fshat.

Nga komuna e Skenderajt kanë thënë për Insajderin se oborri i shkollës në Llaushë është e vetmja pronë publike që ishte e përshtatshme në aspektin teknik të realizimit të projektit, derisa theksuan se në atë oborr është vrarë mësuesi Halit Geci.

 

“Memoriali i daljes publike të UÇK-së po ndërtohet në oborrin e shkollës në Llaushë, aty ku edhe është vrarë mësuesi Halit Geci, në rrugën regjionale Skenderaj- Klinë. Në ditën e daljes publike, nxënës, mësimdhënës por dhe mijëra qytetarë janë nisur nga shkolla e fshatit me arkivolin e mësuesit Halit për tek varrezat e Llaushës, aty ku është bërë dalja publike e UÇK-së. Si komunë kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm më banorët e fshatit Llaushë sidomos për caktimin e lokacionit të memorialit dhe e vetmja pronë publike që ishte e përshtatshme në aspektin teknik të realizimit të projektit por edhe në përfaqësimin e vlerave dhe rëndësisë së asaj ditë ishte hapësira tek shkolla e fshatit, gjë e cila është mirëpritur gjerësisht nga banorët e Llaushës por dhe me gjerë“, tha zëdhënësi për media, Amir Lushtaku.

Por, këtë vendim të komunës nuk e priti mirë Sabit Geci. Ai akuzoi komunën se po përpiqen të ndryshojnë historinë.

Ish eprori i UÇK-së pak ditë më parë i quajti zyrtarët komunal ‘hajna’ e ‘dilingji të poshtër’.

Por, siç duket Geci i ka rënë pishman për deklaratën e tij të para disa ditëve. Ai sot për Insajderin tha se është pajtuar me zyrtaret komunal që të mos nxjerr telashe rreth këtij projekti.

“Unë e kam ba një marrëveshje me Drejtorin e monumenteve historike, jem ra dakord çdo gjë me rregullu, jam pajtu mos me sjellë ma telashe rreth asaj pune“, tha Geci.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe familjen e mësuesit të vrarë Halit Gecit, të cilët kanë thënë se vendin e memorialit e ka vendosur komuna dhe se ata ishin të pranishëm në ceremonin e gurthemelit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.