Rreth 1 miliard euro kosto për importin e energjisë gjatë mandatit të Qeverisë Kurti

Publikuar më:

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas publikimit të të dhënave nga KOSTT për sasinë e energjisë së importuar në Kosovë, duke theksuar se për herë të parë po sqarohet disniveli i madh mes institucioneve zyrtare si ASK, Doganat dhe ZRRE.

Sipas tij, edhe pse KOSTT ka theksuar se importi “nuk është aq i lartë sa raportohet e mendohet”, shifrat tregojnë një realitet shqetësues. Muharremi vlerëson se nga viti 2020 deri në vitin 2024 janë importuar rreth 6,500 GWh energji elektrike. Me një kosto mesatare prej 150 euro për MWh, kjo përkthehet në rreth 972 milionë euro – pra, afro 1 miliard euro kosto për importin e energjisë gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë:

Rreth 1 Miliardë euro kosto e importit të energjisë

KOSTT e paska sqaru sot sa MW janë importu në Kosovë. Mirë ka bë, më në fund, se kemi diskrepancë të hatashme mes të dhënave zyrtare (ASK, Doganat, ZRRE). Kanë thënë në komunikatë “nuk është aq i lartë importi sa raportohet e mendohet”. E kontrollova këtë sa mundet me qenë vlera financiare dhe ekonomike. Kishim rreth 6,500 GWh të importuara 2020-2024. Kur e kemi parasyesh që kosto mesatare e importit ka qenë rreth €150 MW.. kjo nënkupton që gati €1 Miliardë euro kemi importuar energji gjatë mandatit të Kurtit (972 milinë euro).

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.