Rizvanolli hedh dyshime se qytetarët po shpeznojnë rrymë për prodhim droge dhe kryptovaluta

Publikuar më:

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se një pjesë e vogël e amvisërive po konsumon pjesën më të madhe të energjisë elektrike.
Ajo tha se sipas të dhënave të analizuar kohëve të fundit, 12 për qind e familjeve kanë konsumuar rreth 40 për qind të energjisë në nëntor 2024.
“E kemi nga të dhënat që i kemi analizuar gjatë këtyre dy-tri javëve, e kemi parë që i kemi një fenomen, ku një pjesë e vogël e amvisërive e kanë një konsum jashtëzakonisht më të madh sesa të tjerat. Për shembull, në raste ekstreme, në nëntor 2024, vetëm 12 për qind e amvisërive kanë konsumuar mbi një mijë kilovat orë në muaj, mirëpo ato kanë konsumuar 39 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike në Kosovë”, tha Rizvanolli në emisionin CONTEXT në ATV,

Ajo shtoi se disa prej këtyre konsumatorëve shpenzojnë deri në 5000 kilovat orë edhe gjatë verës, duke ngritur dyshime për përdorime të pazakonshme si nxehja e pishinave apo pajisje për kriptovaluta.

“Është shumë vështirë të shpjegohet, veçanërisht përgjatë muajve të verës dhe të pranverës. Gjatë dimrit mund të thuash që një shtëpi e madhe me pishinë nëse nxehet gjatë gjithë kohës, i shpenzon kaq. Mirëpo përgjatë muajve të tjerë me të vërtetë është vështirë për ta shpjeguar, përveç ndoshta kryptovalutave ose prodhimit të drogës, apo prodhim tjetër që nuk është ilegal, por që është informal”, u shpreh Rizvanolli.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.