Rikthehet bora në Kosovë, “plakat do të shkunden” edhe në Mitrovicë

Publikuar më:

Është paralajmëruar ditë më parë se reshjet e dendura të borës po afrohen rajonin tonë sidomos territorit të Republikës së Kosovës dhe disa viseve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë (kryesisht kodrinore-malore).


E bora pritet të përfshijë edhe rajonin e Mitrovicës, ku ra borë edhe gjatë fundjavës, shkruan “Jepi zë”.

Ky është parashikimi i motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës:

Parashikimi i motit për pesë ditë (08 – 12 mars 2021)
Java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore. Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Reshjet e borës veç kanë filluar në disa vise kondinore- malore të Kosovës dhe Maqedonisë së veriut ndërsa në vise tjera kemi vranësira, vende-vende të shoqëruara me riga shiu. Sot priten reshje lokale me intervale shiu e bore varësisht nga rajoni dhe lartësia mbidetare, ndërsa nesër (e mërkurë) reshjet e borës do të përfshijnë shumicën absolute të territorit të Republikës së Kosovës.

Gjatë natës reshje e shiu do të fillojnë të shndërrohen në reshje bore në shumë vise të Kosovës duke na dhuruar pamje të bukura të cilat shihen vetëm gjatë stinës së dimrit.

Cikloni i fuqishëm në Mesdhe i pasur me lagështi do të tërheq edhe ajrin e ftohtë polar nga veriu i Kontinentit dhe ky është një kombinim i përkryer për reshje bore në Kosovë. Herë pas here dhe vende-vende priten reshje intensive dhe mjaft estetike bore. Nëpër disa ultësira (kryesisht kah Dukagjini) do të ketë më shumë shi, por edhe atje me uljen e temperaturave pritet të ketë reshje bore. vende-vende pritet të krijohen edhe shtresa bore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.