Reshje të mëdha të shiut, fshati Kopiliq në Skënderaj vërshohet nga uji

Publikuar më:

Ditët e fundit kanë sjellur reshje të mëdha të shiut në disa qytete të Kosovës.

Në Skenderaj, reshjet kanë qenë dukshëm më të mëdha, duke bërë që në disa zona të ketë vërshime.

I tillë është fshati Kopiliq i Epërm, ku vërshimet kanë bërë që të mos shihet fare as rruga e fshatit.

Banorët e fshatit kanë raportuar në Indeksonline se këto vërshime u kanë shkaktuar dëme.

Kujtojmë se edhe në janar të këtij viti, vërshimet në këtë komunë kanë shkaktuar dëme milionëshe dhe kanë qenë të intensitetit të lartë.

Komuna madje kishte shpallur gjendje emergjente.

Më poshtë pamje nga vërshimet e sotme.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.