Rast tragjik: 15-vjeçarja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës, por vdiq nga plagët pasi ra nga një ndërtesë

Publikuar më:

Një femër nga Skenderaj është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Më vonë nga QKUK është raportuar se ka ndërruar jetë.

“Jepi zë” merr vesh se vajza është e moshës 15 vjeçare dhe dyshohet se është hedhur nga lartësia e një ndërtese.

Informacionin e ka konfirmuar për “Jepi zë” edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës , Avni Zahiti.

“Skenderaj 27.04.2025, 17:30. Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion’, ka thënë Zahiti për Jepi zë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.