Qytetari mitrovicas e dënon me 35 euro veturën e Policisë

Publikuar më:

Jeni mësuar të shihni dënime të shumta të Policisë për qytetarët, por sot në Mitrovicë ka ndodhur e kundërta, shkruan “Jepi zë”.


Një qytetar i Mitrovicës i ka shqiptuar një gjobë simbolike një vetureje të Policisë pasi e kishe bllokuar hapësirën e objektit ku lajmërohen pensionistët.

Në letrën që ia la në dritare, qytetari e dënoi veturën e Policisë me 35 euro për parkim të palejuar.

Ai ka thënë se gjoba simbolike erdhi pasi vetura e Policisë kishte bllokuar një parking të dedikuar, gjë që ia kishte pamundësuar ta afrojë tek objekti gjyshin e tij 80 vjeçar që është i palëvizshëm.

“Unë sot e dergova gjyshin tim për t’u lajmëruar për penzion i cili është 80 vjeçar dhe është me aftësi të kufizuara, kjo veture e policisë na e ka pamundësuar ta dërgojmë gjyshin deri afër objektit të penzioneve”, ka thënë qytetari.

Ndryshe, ditët e fundit, Policia e Kosovës ka marrë aksion për gjoba, duke vendosur pika kontrolli në gjithë hyrjet e qytetit dhe brenda qendrës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.