“Qeverisje e mirë, e suksesshme”- Albin Kurti lëshohet në lavdata për Faton Pecin pasi u intervistua nga Prokuroria

Publikuar më:

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është lëshuar në lavdata për ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, në ditën kur ky i fundit u intervistua në cilësinë e të dyshuarit për pesë orë radhazi nga hetuesia lidhur me një kontratë për mbetje shtazore, e cila peshonte 60 milionë euro.

Kurti, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka vlerësuar punën e Pecit si të mirë dhe të suksesshme teksa ka folur për panairin ‘Agrokos & Agroturizëm’.

“Panairi AGROKOS & Agroturizëm 2025 – një ngjarje e përvitshme ku përfaqësohen prodhues të kulturave bujqësore, përpunues të frutave dhe të produkteve blegtorale, kompani të makinerive bujqësore, pijeve artizanale, ambalazhimit dhe standardizimit dhe agroturizmi, një sektor i cili po kthehet në një pasuri të re për vendin tonë. E kjo padyshim është edhe rezultat i trajtimit me prioritet e seriozitet që i kemi bërë sektorit të bujqësisë dhe qeverisjes së mirë e të suksesshme të ministrit të linjës, Faton Peci”, thuhet në shkrimin e Kurtit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.