Qeveria ndan 500 mijë euro për ndihma humanitare në Gaza, Kurti: Zgjidhje me dy shtete…

Publikuar më:

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 500 mijë euro ndihmë për popullin palestinez në Rripin e Gazës.

Në mbledhjen e qeverisë sot, kryeministri Albin Kurti tha se 500 mijë euro do të dedikohen për ndihma humanitare në Gaza.

Kurti tha se shpreson që armëpushimi në Gaza të shndërrohet në zgjidhje për paqe dhe stabilitet në Izrael.

Ai tha se zgjidhja më e mirë do të ishte ajo e dy shteteve.

“MPJD ka kërkuar ndarjen e gjysmë milioni euro si mbështetje për popullin palestinez në Gaza. Qeveria shpreson dhe bën thirrje që ky armëpushim i përkohshëm të shfrytëzohet për zgjidhjen e paqes, pra të drejtë dhe të bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, tha Kurti.

Ndërkaq, Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se mjetet e dedikuara do të transferohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila më pas do ta miratojë vendimin për dërgimin e 500 mijë eurove në Gaza

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.