Qëlloi për vdekje Florim Zeqirin në Mitrovicë, Policia ende nuk e ka kapur personin e dyshuar

Publikuar më:

Policia e Kosovë ka dalur me detaje për rastin në Mitrovicën e Jugut, ku dje një person mbeti i vdekur, Florim Zeqiri.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka thënë se ende nuk është arrestuar personi i dyshuar, duke shtuar se hetimet janë duke vazhduar.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja.

” Mitrovicë Jugu 20.09.2024 – 09:40. Më datën, kohën  dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar  6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njofimin  e Policisë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.