KEDS ka njoftuar se disa fshatra të komunës së Vushtrrisë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike nesër, më 7 maj, për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjetin elektrik.
Njoftimi:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:
Dalja 10 [kV] Novolani (kodi: 73000005 ) nga ora 10:00 deri në ora 14:30
Vendet: Fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, riparimi i kabllos në TS Krasaliqët, ndërrimi i izolatorëve në Vernicë dhe tokëzimi i konzollave në Novolan