Prokuroria Speciale e kap një person të dyshuar për spiunazh

Publikuar më:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar sot një person H.S. shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 i KPRK-së.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se aksioni dhe arrestimi është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, si dhe asistencën e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Po ashtu, në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente, është kryer edhe bastisje në dy lokacione në Kosovë, ku janë sekuestruar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari gjatë kryerjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

Prokurori i shtetit nga PSRK-ja, ndaj të dyshuarit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.