Presidentja zvicerane: Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova

Publikuar më:

Presidentja e Konfederatës të Zvicrës, Karin Keller-Sutter, e ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për vizitën që është duke bërë atje, e cila do të vazhdojë edhe nesër.

Në një konferencë për media, Keller-Sutter theksoi se e është shumë e lumtur që Osmani ka pranuar ftesën e saj dhe tha se ajo është e para kryetare e shtetit nga Kosova që ka vizituar shtetin zviceran.

“Kjo vizitë shtetërore që përjetojmë sot është e para nga një kryetare shteti nga Kosova në Zvicër, jam shume lumtur Zonja Presidente që e keni pranuar ftesën tonë është vlerësim ndaj diasporës të madhe kosovare në Zvicër”.

“Kosova është vendi më i ri në Evropë, por kontaktet që na lidhin kanë një të kaluar të gjatë që në vitet 1960 punëtorët kosovarë erdhën në Zvicër më vonë edhe shumë refugjatë që gjetën një shtëpi të re tek ne, sot Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova”.

“Janë 150 mijë deri në 260 mijë varësisht se si i numëroni, ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e vendit tonë, mund t’i vlerësojmë marrëdhëniet dy palëshe mes Zvicrës dhe Kosovës, ne mund t’i zhvillojmë edhe më tej”, ka thënë Keller-Sutter. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.