Presidentja Osmani fton në një takim partitë për dekretimin e datës së zgjedhjeve lokale

Publikuar më:

Presidentja e Republikës së Kosovës ka thirrur një takim të rëndësishëm politik, ku do të diskutohet dhe pritet të merret vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Takimi është planifikuar të mbahet pasnesër (5 qershor 2025) dhe sipas informacioneve, presidentja pritet të nxjerrë dekretin për shpalljen zyrtare të zgjedhjeve lokale në vend, shkruan indeksonline.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur dinamika politike në nivel lokal ka filluar të intensifikohet, ndërsa disa komuna po përballen me vakume institucionale.

Po ashtu theksohet se presidentja është duke zhvilluar konsultime me partitë politike, për të garantuar një proces të koordinuar dhe ligjërisht të qëndrueshëm, para marrjes së vendimit përfundimtar për datën e votimit./Periskopi

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.