Presidentja e ashpër me Qeverinë: Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, ndërsa i ka vënë tarifa SHBA-së

Publikuar më:

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qenë jashtëzakonisht e ashpër me Qeverinë.

Ajo ia ka përmendur faktin se Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, ndërsa ndaj ShBA-ve mban tarifa, duke e quajtur turp.

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh”, tha Osmani për Klan Kosova.

“Dhe në vend se të mirëpritet një propozim nga Presidentja e Kosovës, unë nuk jam Presidente e Serbisë, jam e Kosovës, në fakt propozimet edhe nga qytetarët kur vijnë ato duhet të mirëpriten, e lëre më nga Presidentja e Kosovës, që e mbron interesin e Kosovës”.

“Unë pash në fakt refuzim, në praktik kjo është refuzim”, është shprehur tutje Osmani.

Ndryshe, ministri i Financave, Hekuran Murati, e kishte goditur presidenten Vjosa Osmanin, në lidhje me propozimin për heqjen e tarifave ndaj ShBA-ve.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.