Presidenti amerikan Trump pezullon të gjitha ndihmat ushtarake për Ukrainën

Publikuar më:

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën pas debatit të tij të së premtes në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Kështu tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN të hënën.

Siç raporton CNN, një tjetër zyrtar ka deklaruar se pezullimi do të zbatohet për të gjithë pajisjet ushtarake që ende nuk kanë mbërritur në Ukrainë.

“Presidenti ka qenë i qartë se ai është i përqendruar te paqja. Ne kemi nevojë që edhe partnerët tanë të jenë të përkushtuar ndaj këtij qëllimi. Po e pezullojmë dhe rishikojmë ndihmën tonë për t’u siguruar që ajo po kontribuon në një zgjidhje”, ka deklaruar një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN

Sipas zyrtarit, ky pezullim është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj asaj që Trump e sheh si sjellje të keqe të Zelenskyt javën e kaluar.

Ata theksuan se pezullimi mund të hiqet nëse Zelensky tregon një angazhim të ri për negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.