Presidenti amerikan, Donald Trump ka hyrë me urgjencë në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë

Publikuar më:

Trump futet me urgjencë në Dhomën e Situatave
Kjo, pas goditjeve që Irani ka ndërmarrë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, kryesisht atë të Al Udeid në Katar

Presidenti amerikan, Donald Trump, raportohet se ka hyrë me urgjencë në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me krerët më të lartë të Mbrojtjes dhe Inteligjencës, si edhe me pjesë nga kabineti i tij.

Kjo, pas goditjeve që Irani ka ndërmarrë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, kryesisht atë të Al Udeid në Katar.

Irani sapo ka lëshuar një mori raketash balistike në bazën ajrore të Al Udeit në Katar, e cila njihet edhe si një prej qendrave më strategjike amerikane në Lindjen e Mesme.

Në bazë të raportimeve, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar deri në Doha, teksa siç bëhet me dije, të paktën gjashtë raketa balistike janë lëshuar nga Irani dhe shkalla e dëmit mund të jetë e madhe.

Sipas një raportimi nga Fox News, sulmi ishte i pashmangshëm dhe baza raportohet se është boshatisur.

Po ashtu, Katari njoftoi orët e hershme të mbrëmjes me kohën vendore se po mbyllte hapësirën ajrore,  mes kërcënimeve për hakmarrje iraniane kundër Shteteve të Bashkuara.

 

Sipas një raportimi ndërkaq, Irani ka lëshuar një raketë balistike edhe ndaj bazës amerikane në Irak.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.