Portofoli me para dhe dokumente vidhet nga vetura e një qytetari të Mitrovicës

Publikuar më:

Një rast vjedhjeje është raportuar në veri të Mitrovicës gjatë mbrëmjes së 13 qershorit dhe mëngjesit të 14 qershorit, ku një qytetar mashkull ka qenë viktimë e grabitjes së portofolit nga vetura e tij.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se nga vetura e tij me targa të Serbisë, persona të panjohur kanë hyrë dhe i kanë vjedhur portofolin, në të cilin ndodheshin dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë parash në para të gatshme.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën kohore nga ora 21:00 e datës 13 qershor deri në orën 10:45 të datës 14 qershor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet, ndërsa prokurori i rastit është njoftuar për procedurat e mëtejshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.