Policja e Kosovës gjendet e vdekur brenda Stacionit policor

Publikuar më:

Zyrtarja policore, Suada Jashari është gjendur pa shenja jete në vendin e saj të punës në stacionin policor në Fushë-Kosovë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 09:50, në Fushë-Kosovë.

Tutje në raport, bëhet e ditur se deri sa ka qenë në orar të punës, të njëjtës i është keqësuar gjendja shëndetësore e cila ka mbetur pa vetëdije, ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarje edhe është konstatuar vdekja e saj.

“Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ka qenë në orar të punës, të njëjtës i është keqësuar gjendja shëndetësore e cila ka mbetur pa vetëdije. Ekipi mjekësor kanë dalur në vendin ngjarje edhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.