Policia sërish me kontrolle në shkollat e Mitrovicës e Vushtrrisë, sekuestron thika e drogë

Publikuar më:

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, policia thotë se janë duke vazhduar veprimet policore në fushën e parandalimit dhe ofrimit të sigurisë në shkolla.

“Urdhër kontrollet e nxënësve janë realizuar në bazë urdhëresave së lëshuar nga Gjykatat kompetente me ç’ raste gjatë kontrollimit në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, janë gjetur dhe sekuestruar, një cigare me substancë narkotike, një mulli per bluarje të substancave narkotike.

Ndërsa, nga kontrollet e realizuar në tri shkolla të mesme dhe dy fillore në Vushtrri, brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar:

Në Shkollën e Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” është sekuestruar një thikë dhe një shufër metalike, ndërsa në Shkollën e Mesme të Ulët “SHMU1” është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, njofton policia.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.