Policia publikon fotografinë e 2 personave, kërkohen për një vjedhje të rëndë në Skënderaj

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, në lidhje me kërkimin e dy personave.

Ata me 30 maj të këtij viti, janë shpalluar në kërkim si të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

“Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme  në Prokurorinë  Themelore në Mitrovicë ka thënë se lejohet publikimi i fotografive  në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Policia thotë se publikimi i fotografive për dy të dyshuarit  ka për qëllim që  në bashkëpunim me qytetarët  të bëhet i mundur lokalizimi dhe arrestimi i personave   të dyshuar.

“Personat e  shpallur në kërkim  janë të  dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” e ndodhur me datën 30 maj 2021, në Skenderaj.Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë  Policinë e Kosovës “, bëhet e ditur në komunikatë.

Tutje, ata njoftojnë se informacione për personat   në kërkim, mund të dërgoni  në  stacionin  më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit  “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–  192

–  +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu

–  044/633 551

–  E-mail adresa: [email protected]

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.