Policia me aksion ndaj kamionëve, i kap disa me kushte katastrofë – edhe me goma duke pëlcitur

Publikuar më:

Policia e Trafikut Rajonal në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës – Drejtorinë e Rrugëve, ka nisur zbatimin e një plani operativ për kontrollin e mjeteve të rënda në rajonin e kryeqytetit.

Qëllimi i këtij plani është rritja e sigurisë në komunikacion, parandalimi i aksidenteve që përfshijnë kamionë dhe mbikëqyrja e zbatimit të kritereve ligjore dhe teknike për këtë kategori automjetesh.

Sipas Policisë, kontrollet po realizohen në pika strategjike të trafikut, ku verifikohet gjendja teknike e mjeteve, pesha e ngarkesës, dokumentacioni përkatës dhe respektimi i orarit të drejtimit nga ana e shoferëve.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat për të kontribuar në sigurinë e përgjithshme rrugore.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.