Policia kryen bastisje në dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen pajisje ushtarake

Publikuar më:

Policia e Kosovës sot ka kryer bastisje në dy lokacione në Zubin Potok.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë të ditur se një person është duke u intervistuar si i dyshuar dhe një tjetër pritet të intervistohet.

Ai ka njoftuar se gatë aksioneve janë konfiskuar pajisje të policisë si uniformë, jelek antiplumb, radiolidhje edhe një pushkë gjuetie.

“Kemi bërë dy bastisje në Zubin Potok, njëra në Varagë. Kemi konfiskuar një unoformë usbtarake, pushkë gjueti e jelek antiplumb. Tashmë një person tani është duke u intervistuar e më pas do ta intervistojna dhe një tjetër. Personat po intervistohen nën dyshimin e përvetësimit te detyrës”, ka thënë Elshani.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.