Policia kap në malet e Leposaviqit dy hajna që po vidhnin dru

Publikuar më:

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Leposaviq.

Ata po vidhnin dru atje, shkruan Jepi zë.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dhe procedurave tjera policore, me urdhër te prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor pre 48 orësh ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ,,Vjedhje e pyllit”.

Raporti policor:

Me datë 07.11.2024, në Stacionin Policor Leposaviq është raportuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitë policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar dy (2) persona të dyshuar që kishin prerë një sasi të konsiderueshme drunore dhe i kishin ngarkuar në automjetet për bartje, kamion dhe traktor.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar automjetet për bartje së bashku me sasinë drunore, dy sharra për prerje te druve dhe dy radiolidhje.

Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit dhe procedurave tjera policore, me urdhër te prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor pre 48 orësh ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprës penale ,,Vjedhje e pyllit”.

Policia në vazhdimësi do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve ne Veri të vendit dhe do të zbatoj ligjin pa përjashtim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.