Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin e nisur para disa ditëve në disa lokacione të Kosovës, e që ka të bëjë me grabitjen në Suharekë.
Si redhojë e kësaj, mbrëmjen e se dielës policia është stacionuar në qendër të Prishtinës saktësisht tek argjendaria “Baraku”.
Aty po dyshohet për një mini- bunker (Strehim i posaçëm, zakonisht i futur përgjysmë në tokë, me mure të trasha betoni e me frëngji) në të cilën ekipet e hetuesisë po dyshojnë se ka të fshehur ari.