Policia e Kosovës pranon pesë automjete speciale dhe një qen zyrtar nga Franca

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka pranuar sot pesë automjete speciale për njësinë me qen zyrtar (K9), si dhe një qen zyrtar të racës Malinois Belg, dhuratë nga Ambasada e Francës.

Ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit u mbajt në ambientet e Kampit Vrella, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe ambasadave të Francës dhe Gjermanisë.

Në këtë ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, dhe zëvendësministri në detyrë Bardhyl Dobra, falënderuan partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e kapaciteteve operative të Policisë, veçanërisht në forcimin e njësisë K9.

Ambasadorët Gerard McGurk (OSBE), Olivier Guerot (Francë) dhe Jorn Rohde (Gjermani), gjatë fjalimeve të tyre theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për rritjen e sigurisë publike dhe fuqizimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

Ky donacion përbën një pjesë të rëndësishme të projektit të përbashkët në kuadër të luftës kundër armëve të vogla dhe të lehta (SALW), që synon fuqizimin e kapaciteteve policore për përballje me kërcënimet moderne të sigurisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.