Policia e KFOR-i kapin 7 automjete të dyshuara për kontrabandë, kishin vlerë rreth 26 mijë euro

Publikuar më:

Një aksion i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it ka rezultuar me ndalimin e disa automjeteve të dyshuara për kontrabandë në veri të vendit.

Siç njofton Policia, operacioni është zhvilluar më 21 maj rreth orës 18:10, në një rrugë ilegale në fshatin Gnjezdan të komunës së Leposaviqit, ku janë ndaluar gjashtë kombi transportues dhe një veturë me targa të Serbisë, të ngarkuara me mallra të ndryshme.

Sipas Policisë, automjetet po drejtoheshin nga gjashtë shtetas të Serbisë dhe një qytetar i Kosovës. Në to janë gjetur mallra me vlerë mbi 26 mijë euro, përfshirë produkte ushqimore, mobile e mjete teknike pune, për të cilat dyshohet se ishin të destinuara për tregti ilegale.

Automjetet dhe ngarkesat janë sekuestruar nga njësitë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Veri, ndërsa rasti po hetohet edhe nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, për procedura të mëtejshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.