Policia aksion në Zveçan, i gjejnë serbit në tavanin e shtëpisë dy kallashnikovë dhe municion

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy kallashnikovë dhe municion për armatim në shtëpinë e një serbi në Zveçan, mëngjesin e së dielës.

“Sipas detyrës zyrtare është njoftuar prokurori kujdestar, me autorizim të të cilit zyrtarët policorë sipas procedurave të parapara kanë realizuar një operacion të kontrollit të një shtëpie, në tavanin e së cilës janë gjeture dhe konfiskuar dy armë zjarri AK-47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në njoftimin e PK.

“Policia e Kosovës posedon informacione lidhur me personin e dyshuar mashkull serb të cilit i përket shtëpia e banimit, e i cili dyshohet se gjendet në Serbi”, vijon njoftimi.

Policia shton se ky rast nuk ndërlidhet me zgjedhjet në veri.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.