Polici e shkrep armën aksidentalisht në HIB Petrol në Mitrovicë, dëmton veturën zyrtare

Publikuar më:

Një incident i rëndë ka ndodh në pompën e derivatesh HIB Petrol në afërsi të Mitrovicës së Jugut.

Një polic, siç merret vesh e ka shkrepur aksidentalisht armën e tij zyrtare.

Sipas informacioneve të para, plumbi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Siç zbulon Gazeta Sinjali është dëmtuar vetura zyrtare e policisë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“IPK është e njoftuar nga Policia për një rast shkrepje aksidentale te armës që raportohet të ketë ndodhur sot në një pompë të derivative në afërsi të Mitrovicës së Jugut”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprimet fillestare hetimore në koordinim më prokurorin e rastit.

IPK thotë se veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.