“Po, uji të trashë” – trajneri Arbër Peci shpjegon rëndësinë e ujit në ndërtimin e masës muskulore

Publikuar më:

“Po, uji të trashë” – trajneri Arbër Peci shpjegon rëndësinë e ujit në ndërtimin e masës muskulore

Në një kohë kur suplementet dhe pluhurat proteinikë po shihen si zgjidhja magjike për të ndërtuar muskuj, trajneri i njohur Arbër Peci sjell një këndvështrim krejt ndryshe – por thellësisht të vërtetë: ujin si gurthemel të çdo progresi fizik.

Ky është qëndrimi i tij i plotë mbi këtë temë:
“PO, UJI TË TRASH!

Shpesh më pyesin:
“Çka me bo që me shtu peshë? Pse s’po rritet masa, kur po ha shumë e po përdori suplemente?”
E unë ua kthej me një pyetje të thjeshtë, por thelbësore:
“Sa litra ujë ke pirë sot?”

Sepse e vërteta është kjo:
Muskuli yt nuk rritet prej dëshirës, as prej pluhurave magjikë.
Muskuli yt rritet prej UJIT.

Nëse nuk e kupton këtë ligj elementar të trupit, gjithçka tjetër është kot.
70-75% e muskulit përbëhet nga uji.
Kjo nuk është thjesht statistikë – është dëshmi që trupi yt e kërkon bazën për të ndërtuar: hidrimin.

Kur pi ujë mjaftueshëm:
-Qelizat muskulore mbushen, zmadhohen, aktivizohen.
-Proteinës i jepet mundësia të lidhet aty ku duhet – në ndërtimin e fibrave të reja muskulore.
-Kreatina vepron me maksimumin e saj, sepse pa ujë, ajo mbetet e “tharë” dhe pa efekt.
-Proceset anabolike funksionojnë si duhet, sepse uji është transportuesi kryesor i lëndëve ushqyese në trup.

Nëse e ke menduar ndonjëherë trupin si një ndërtesë, dije se uji është materiali bazë me të cilin ngrihen muret e saj.
Pa ujë, ti je një ndërtues që rri para themeleve bosh, duke pritur mrekulli.

E di që është më e lehtë të blesh një shishe proteine sesa të mbushësh gotën me ujë për herë të pestë gjatë ditës.
Por rritja muskulore nuk vjen prej rrugëve të lehta.
Vjen prej respektimit të ligjeve të natyrës së trupit tënd.

Nëse s’po pi ujë, mos pyet më pse s’po rritesh.
Sepse përgjigjja është para teje – në gotën bosh që ke harruar ta mbushësh.

PO, UJI TË TRASH!
Jo pse të bën dhjamë, por pse të ndërton aty ku ti dëshiron të rritesh – në muskuj.

Fillimi i çdo progresi tënd nuk është në peshore, as në palestër – por në shprehinë e thjeshtë për t’u hidratuar si duhet.
Dhe kur ta kuptosh këtë, atëherë çdo gram muskul do ta ketë themelin e vet të fortë.

“S’ka hipertrofi pa hidratim”, thotë trajneri i njohur Arbër Peci

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.