Po trajtohej në QKUK si pasojë e kequshqyerjes, ndërron jetë foshnja 5-muajshe nga Mitrovica

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, ku një foshnjë 5-muajshe që po trajtohej që dy ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se foshnja fillimisht ishte trajtuar në Mitrovicë, por për shkak të gjendjes së rëndë, ishte transferuar në QKUK.

Sinjali mëson se shkaku që dyshohet të ketë përkeqësuar gjendjen e foshnjës, është kequshqyerja dhe pavarësisht intervenimit të mjekëve, ajo nuk ka arritur që të mbijetojë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk ka shumë të dhëna për foshnjën, nëna e së cilës është shtetase e Shqipërisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.