Plagosi veten aksidentalisht, vdes një person në Vushtrri

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Stanovc i Epërm i Vushtrrisë, një person është plagosur me armë zjarri, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.


Policia bën të ditur se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri.

“Me datë 15.09.2021, rreth orës 14:16, policia ka pranuar një informatë se në fshatin Stanovc i Epërm-Vushtrri, një person është i plagosur me armë zjarri. Të gjitha njësitë kompetente dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vend të ngjarjes, ku nga familjaret e viktimës është informuar policia se viktima është vet plagosur aksidentalisht me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika rajonale, viktima është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë, ku rreth orës 16:24 është pranuar informata se viktima në fjalë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se, Policia si prove materiale ka konfiskuar armën e gjuetisë (për të cilën viktima, kishte pasur leje), 7 fishekë dhe një gëzhojë.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë’’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë, për obduksion.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.